RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani në Tiranë: Samiti synon riafrimimin e përkrahjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës

osmani-ne-tirane:-samiti-synon-riafrimimin-e-perkrahjes-se-sovranitetit-dhe-integritetit-territorial-te-ukraines

Presidentja, Vjosa Osmani, me ftesë të kryeministrit Edi Rama të Shqipërisë, ka udhëtuar për Tiranë për ta përfaqësuar Kosovën në Samitin Ukrainë- Evropa Juglindore.

Në këtë Samit, Osmani do të jetë krahas presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe liderëve të tjerë nga Evropa Juglindore.

“Në dy vjetorin e fillimit të luftës së paprovokuar të Rusisë në Ukrainë, Samiti synon të riafirmojë angazhimin e përbashkët të shteteve të Evropës Juglindore për mbështetje ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht.

Nga ky samit, parashihet t`i bëhet thirrje komunitetit ndërkombëtar që ta rrisë fuqishëm mbështetjen për Ukrainën, si dhe të diskutohet ndihma konkrete e shteteve të EJL-së për Ukrainën”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Related posts

Gjykata Speciale dënon me 18 vjet burg Pjetër Shalën, i njohur si komandant “Ujku”

admin

Opozita proteston në Shqipëri, kërkon dorëheqjen e Veliajt

rezart morina

Kovaçevski: Ndërtimin e korridoreve nuk ka kush e ndalë

admin