RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

“Persona të maskuar gjuajtën me armë në kafiteri”, detaje nga vrasja në Skenderaj

“persona-te-maskuar-gjuajten-me-arme-ne-kafiteri”,-detaje-nga-vrasja-ne-skenderaj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesnatën e së mërkurës në Rubik të Skenderajt.

Si pasojë një person ka mbetur i vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur.

Lidhur me rastin detaje ka dhënë policia.

Zëdhënësi për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti, tha për Klankosova.tv se dyshohet se dy persona të maskuar kanë hyrë brenda në kafiteri dhe kanë shtënë me armë zjarri.

Ai tha se ata janë larguar në drejtim të panjohur.

“Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja”, tha Zahiti.

Related posts

Trump: SHBA-ja do të përdorë fondet iraniane për të blerë grurë, sojë dhe misër amerikan për Iranin

Hevzi

FOTO/ Ambulancat me targa të Serbisë nëpër rrugët e Kosovës

admin

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës

Muhamet Ramadani