RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani në Tiranë: Jam e bindur që njohja e Kosovës do të vijë bashkë me fitoren e Ukrainës

osmani-ne-tirane:-jam-e-bindur-qe-njohja-e-kosoves-do-te-vije-bashke-me-fitoren-e-ukraines

Presidentja, Vjosa Osmani, ka thënë se është e bindur që njohja e Kosovës nga Ukraina do bë vijë bashkë me fitoren e saj ndaj Rusisë.

Ajo në tapetin e kuq gjatë Samitin që po mbahet në Tiranë, tha se Kosova çdo herë ka bërë një kërkesë të tillë dhe do të vazhdojnë që të këtë mirëkuptim pasi është në gjendje të luftës.

“Sot në Samit do të flas për hapat konkret që Kosova po merr në këtë drejtim dhe natyrisht do të jemi këtu deri në fitoren e Ukrainës. Këtë janë çështje bilaterale dhe gjithnjë e kemi bërë një kërkesë të tillë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë me mirëkuptimin e plotë që Ukraina është në një gjendje të jashtëzakonshme, gjendje lufte duke lobuar për lirinë e saj, pavarësinë dhe për vlerat të cilat janë po aq të rëndësishme për secilin prej nesh. Jam e bindur se ai moment(njohja) do të vijë bashkë me fitoren e Ukrainë”, ka deklaruar Osmani.

Osmani po merr pjesë në Samitin për Ukrainën, që nis në orën 11:30. Aty do të marrin pjesë disa liderë të Europës juglindore.

Related posts

Cikloni “Ilsa” me shpejtësi 250 km në orë pritet ta godasë Australinë

admin

Eksportet e Turqisë arritën në 24 miliardë dollarë në tetor, duke shënuar nivel rekord

Muhamet Ramadani

Mbreti i Bahreinit dhe presidenti izraelit takohen në Manama

admin