RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Konjufca priti anëtarët e Komisionit të Mbrojtjes të Bundestagut gjerman

konjufca-priti-anetaret-e-komisionit-te-mbrojtjes-te-bundestagut-gjerman

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim anëtarët e Komisionit të Mbrojtjes të Bundestagut gjerman, bashkë me kryetaren e këtij komisioni, Marie-Agnes Strack-Zimmermann.

Konjufca e ka njoftuar kryetaren dhe anëtarët e Komisionit të Mbrojtjes gjermane, për punën e Kuvendit të Kosovës në çështjet e mbrojtjes, po ashtu ai i njoftoi edhe për zhvillimet e vendit, ku i vlerësoi lart praninë e shtuar gjermane në Kosovë, me trupat e angazhuar në kuadër të KFOR-it.

“Konjufca shprehu mirënjohje për kontributin e gjatë dhe të vyer të shtetit gjerman ndaj Republikës së Kosovës, ku dhe i falënderoi anëtarët e Komisionit për angazhimin në drejtim të forcimit të bashkëpunimit mes vendeve tona në fushën e parlamentarizmit, të sigurisë dhe mbrojtjes”, thuhet në njoftimin e faqës zyrtare të Kuvendit të Kosovës.

Ndryshe, Konjufca tha se vendet mike dhe partnere si Kosova dhe Gjermania ndajnë ngushtësisht interesat e përbashkëta dhe forcimin e të dyja vendeve.

“Ai tha se vendet tona mike dhe partnere ndajnë ngushtësisht interesa të përbashkët, e kjo mundëson të hapim gjithnjë e më shumë gamën e raporteve dhe forcimin e tyre”, thuhet në njoftim.

Tutje, anëtarët e Komisionit gjerman, u shprehën se mbështetja gjermane ndaj Kosovës do të vijon duke përfshirë në drejtim të ruajtjes së sovranitetit dhe sigurisë së vendit të Kosovës.

“Nga ana e anëtarëve të Komisionit gjerman të Mbrojtjes, ata u shprehën se mbështetja gjermane ndaj vendit tonë do të vijojë, përfshirë edhe në drejtim të ruajtjes së integritetit, sovranitetit dhe sigurisë së Kosovës, si kontribut edhe për stabilitetin rajonal. Anëtarët e Komisionit e falënderuan Kryetarin e Kuvendit për mikpritjen dhe i shprehën gatishmërinë e tyre për zhvillimin e angazhimeve të përbashkëta në kuadër të interesave të dyanshme”, thuhet në njoftim.

Related posts

Shpërthim në një tubim politik në Pakistanin veriperëndimor, të paktën 20 të vrarë

admin

Dodiku zotohet se do t’ia ndalojë Schmidtit hyrjen në Republikën Sërpska

admin

Ushtarët izraelitë vrasin 2 palestinezë në Bregun Perëndimor

admin