RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetShqipëri

Osmani takon Zelenskyn: Fitorja e Ukrainës, fitore kundër atyre që tentojnë të destabilizojnë Ballkanin

osmani-takon-zelenskyn:-fitorja-e-ukraines,-fitore-kunder-atyre-qe-tentojne-te-destabilizojne-ballkanin

Në Tiranë, gjatë ditës së sotme është mbajtur samiti Ukraina-Evropa Juglindore, ku morën pjesë, përpos presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, edhe liderë të shteteve të rajonit.

Mes pjesëmarrësve ishte edhe presidentja Vjosa Osmani, e cila ka takuar Zelenskyn.

Në një postim në X, Osmani tha se Kosova do të qëndrojë me Ukrainën deri në fitore.

“Fitorja e Ukrainës është fitore e Evropës. Është fitore kundër atyre që kërkojnë të destabilizojnë Ballkanin Perëndimor dhe të ringjallin mentalitetin e dhunës dhe shkatërrimit. Është fitore për liri! Për këtë arsye, Kosova do të qëndrojë me Ukrainën deri në fitore”, tha Osmani në këtë postim.

Related posts

Bullgaria, sërish në zgjedhje të parakohshme

admin

Deklarata e Borrell: Rezultati i luftës në Ukrainë do të vendoset këtë pranverë ose verë

admin

Kaos në Kuvendin e Shqipërisë

rezart morina