RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi mes Odës së Kosovës dhe Arabisë Saudite

nenshkruhet-memorandum-bashkepunimi-mes-odes-se-kosoves-dhe-arabise-saudite

Është hera e parë që një delegacion nga Arabia Saudite (60 ndërmarrës/top investitorët) kanë ardhur në Kosovë për të shikuar mundësi për investime.

Ndërsa janë më shumë se 200 kompani nga Kosova që janë interesuar për bashkëpunim me investitorët arabë.

Lulzim Rafuna nga Oda Ekonomike e Kosovës thekson nevojat e Kosovës dhe mundësitë për investime në vend.

Hassan al Hayes nga Federata e Arabisë Saudite thotë se ky vend është prej vendet e para që e njohu Kosovën si shtet. Që nga inaugurimi i marrëdhënieve mes dy vendeve, ka pasur bashkëpunime mes dy vendeve. Ai theksoi se ekzistojnë nevojat urgjente të delegacioneve për të forcuar komunitetin e biznesit mes dy vendeve. Si dhe më tutje tha se duhet të përmirësojmë shkëmbimin tregtar mes dy vendeve.

Related posts

Kuba pretendon se 32 luftëtarë të saj u vranë gjatë ndërhyrjes së SHBA-së në Venezuelë

RTI

Bahreini refuzon pjesëmarrjen në takimin e propozuar ministror për Hormuzin me Iranin

Hevzi

Kriza energjetike, si do të subvencionohet fatura për ata që kursejnë rrymë në Kosovë?

admin