RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Bahreini refuzon pjesëmarrjen në takimin e propozuar ministror për Hormuzin me Iranin

bahreini-refuzon-pjesemarrjen-ne-takimin-e-propozuar-ministror-per-hormuzin-me-iranin

Bahreini ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në takimin e propozuar ministror për situatën në Ngushticën e Hormuzit apo në ndonjë takim shumëpalësh ku merr pjesë Irani, përpara se të rivendosen marrëdhëniet diplomatike mes Manamas dhe Teheranit, transmeton Anadolu.

“Në dritën e asaj që është publikuar nga mediat dhe platformat e mediave sociale lidhur me një takim të propozuar ministror për situatën në Ngushticën e Hormuzit, Ministria e Punëve të JAshtme sqaron se Mbretëria e Bahreinit nuk do të marrë pjesë në të dhe nuk do të jetë palë në asnjë takim kolektiv ku merr pjesë Irani përpara rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve”, tha ministria në një deklaratë.

“Ky qëndrim u është komunikuar më herët vëllezërve tanë në Sulltanatin e Omanit përmes kanaleve zyrtare dhe nuk e zbeh vlerësimin e Mbretërisë për përpjekjet e tyre të sinqerta apo përkushtimin e saj ndaj dialogut si mjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”, shtoi ministria.

Më herët, presidenti Iranian, Masoud Pezeshkian, tha se kryediplomatët e vendeve arabe do të takohen të hënën në Muskat për të nënshkruar një marrëveshje që përcakton një rrugë të përbashkët lundrimi Iran-Oman përmes Ngushticës së Hormuzit.

Related posts

Ministri i Jashtëm turk paralajmëron kundër përdorimit të Ngushticës së Hormuzit si “armë”

RTI

Presidentja Osmani udhëton për në SHBA, kjo pritet të jetë agjenda e saj

admin

Shumica e amerikanëve mendojnë se Biden dhe Trump i shkaktuan vendit më shumë dëm sesa dobi

Muhamet Ramadani