Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka pritur në takim zëvendësdrejtorin e ekonomisë në Britaninë e Madhe FCDO, (Zyra për Punë të Jashtme dhe Zhvillim e Komonuelthit), Fergus Cumming.
Përmes një komunikate për media, thuhet se Rizvanolli dhe Cumming, gjatë takimit kanë diskutuar rreth mundësive të investimeve në Kosovë, posaçërisht në fushën e energjisë, telekomunikacionit, minierave, ujërave dhe mjedisit.
“Cumming viziton Kosovën për herë të parë dhe është vendi i dytë që ai vizitoi në detyrën e tij të re, një vizitë që u nxit nga vizita e Sekretarit të Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron më 3 janar dhe që është një shenjë e rëndësisë, që Sekretari Cameron i jep Kosovës dhe forcimit të bashkëpunimit ekonomik mes shteteve tona. Ministrja Rizvanolli tha se me zëvendësdrejtorin Cumming diskutuan rreth mundësive të investimeve në Kosovë, me theks të veçantë në fushat e; energjisë, telekomunikacionit, minierave, ujërave dhe mjedisit”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Ekonomisë.
Po ashtu, Cumming uroi Rizvanollin për arritjen e suksesshme të Ankandit Solar Fotovoltaik 100 MW i cili është në fazën e vlerësimit të ofertave të pranuar në shkurt të 2024.