RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Fillojnë kontrollet për punëtorët e padeklaruar

fillojne-kontrollet-per-punetoret-e-padeklaruar

Zëvendësministrat Avni Zogiani dhe Agon Dobruna, Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj dhe Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Hekuran Nikçi, kanë vëzhguar nga afër ekipet inspektuese të ATK-së dhe IP-së teksa ato kanë bërë inspektime nëpër biznese përkatësisht në sektorët e ndërtimtarisë dhe gastronomisë në komunën e Prishtinës për të identifikuar bizneset që mbajnë punëtorë të padeklaruar.

Në këto vizita të realizuara, bizneset dhe punëtorët u informuan rreth rëndësisë së deklarimit të punëtorëve dhe fillimit të kampanjës së gjithëmbarshme e cila ka për synim rritjen e zbatimit të ligjeve në fuqi përmes identifikimit dhe gjobitjes së punëdhënësve që shkelin ligjin dhe të drejtat e punëtorëve duke mos i deklaruar dhe duke mos ua paguar kontributet.

Ministria e Finansave fton të gjithë punëtorët që ti bashkohen kampanjës në fjalë, duke shfrytëzuar të gjithë mekanizmat të cilët janë në dispozicion nga MFPT.

Për të parë nëse jeni të deklaruar në ATK ju lutem vizitoni vegëzën në vijim: https://apps.atk-ks.org/regemployer.

Nëse rezulton se jeni të padeklaruar, atëherë keni mundësi që ta raportoni punëdhënësin në vegëzën e njëjtë. Nëse nuk jeni të pajisur me kontratë pune, ju mund ta raportoni punëdhënësin në Inspektoratin e Punës përmes linjës pa pagesë në numrin 080077577, në adresën elektronike: inspektorati.punes@rks-gov.net ose duke vizituar qendrat e Inspektoratit Qendror të Punës në 7 rajonet e Kosovës.

Related posts

Kryeministri kinez viziton Australinë për herë të parë në 7 vjet

admin

Pr’otestat e ek’stremit të djathtë përhapen në Britani

admin

“Nëse nuk bëhen bashkë do të bëhet e zezë dita”, Berisha thotë se anti UÇK-izmi bashkon Kurtin, Osmanin dhe Abdixhikun

RTI