RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Dy të vdekur nga një shpërthim në Lushnjë

dy-te-vdekur-nga-nje-shperthim-ne-lushnje

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur pasditen e sotme qytetin e Lushnjes, ku për pasojë dy persona kanë humbur jetën.

Nga shpërthimi nuk ka rritur të mbijetojë Landi Verçani dhe djali i tij 24-vjeç.

Gjithashtu janë të plagosur dhe tetë persona të tjerë, mes tyre dhe deputeti i PS-së Bujar Çela. Ky i fundit së bashku me dy të tjerë janë nisur drejt Traumës, ndërsa një pacient tjetër ndodhet në intubim për shkak të djegieve që ka marrë, shkruan Euronews.al.

“Rreth orës 16:05 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, në një kapanon në ndërtim dyshohet se gjatë punës, një vinçier duke drejtuar një vinç, akisdentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm”, ka njoftuar policia.

Menjëherë nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe Komisariati i Policisë Lushnjë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit.

Related posts

REZULTATET/ Përfundon numërimi në Kosovë, LVV fiton thellë, kryeson me rreth 50% të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

admin

Izrael – Dhjetëra mijëra protestues sërish kundër qeverisë së ekstremit të djathtë

admin

Arrestohen në Tiranë dy persona të kërkuar nga UNMIK-u

Muhamet Ramadani