RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Të paktën 30.228 të vrarë në Gaza nga forcat izraelite

te-pakten-30.228-te-vrare-ne-gaza-nga-forcat-izraelite

Të paktën 193 palestinezë u vranë dhe 920 u plagosën në 24 orët e fundit në vazhdimin e sulmit izraelit të akuzuar për gjenocid në Rripin e rrethuar të Gazës, njoftoi të premten Ministria e Shëndetësisë në Gaza.

“Okupacioni izraelit ka kryer 13 masakra kundër familjeve në Rripin e Gazës, duke lënë 193 të vdekur dhe 920 të plagosur në 24 orët e fundit”, tha ministria në një deklaratë.

Shtohet se shumë prej tyre janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë sepse shpëtimtarët nuk mund t’i arrijnë.

Në shkelje të një vendimi të përkohshëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Izraeli vazhdon sulmet e tij në Rripin e Gazës, ku, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze, të paktën 30.228 palestinezë janë vrarë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe 71.377 janë plagosur që nga 7 tetori.

Më 26 janar, pas një padie për gjenocid të ngritur nga Republika e Afrikës së Jugut, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi që Izraeli duhet të përmbahet nga çdo veprim në lidhje me vrasjen, sulmet dhe shkatërrimin e banorëve të Rripit të Gazës dhe të marrë të gjitha masat për të parandaluar gjenocid.

Related posts

Kurti takon Lajçakun dhe tregohet i prerë

admin

Lajçak dhe këshilltari i kancelarit gjerman Scholtz diskutojnë për zhbllokimin e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit

RTI

Çmimi i naftës shënon rënie pasi rriten rastet me COVID-19 në Kinë

admin