RTV AHIRETI
Lajme

Kosovë, veteranët e UÇK-së protestojnë para selisë së EULEX-it

kosove,-veteranet-e-uck-se-protestojne-para-selise-se-eulex-it

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka mbajtur sot një protestë për shkak të arrestimeve dhe bastisjeve fundit të shtëpive, të cilat janë kryer nga EULEX-i me urdhër të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, raporton Anadolu.

Pjesëmarrësit në shenjë proteste hodhën telefonat celularë në oborrin e selisë së EULEX-it në Fushë Kosovë.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Faton Klinaku, tha se Gjykata Speciale dhe EULEX-i po shqetësojnë familjet e ish-pjesëtarëve të UÇK-së dhe luftëtarëve të rënë, duke bastisur shtëpitë e tyre dhe duke u konfiskuar telefonat. Ai tha se shteti i Kosovës nuk po ndërmerr asnjë veprim lidhur me këto veprime.

“Meqenëse po hyjnë edhe në shtëpitë tona, duke na shqetësuar familjet tona, ne bëmë thirrje për këtë protestë kundër Zyrës së Prokurorit të Specializuar në EULEX. Duke pasur parasysh se Policia e Republikës së Kosovës është e para në zinxhirin e reagimit, kërkojmë që shteti të merret seriozisht me këtë dhe të mos lejojë civilët tanë, qofshin ata të Prokurorisë së Specializuar apo të EULEX-it, të hyjnë në shtëpi pa Policinë e Kosovës, sepse në të kundërtën do të ketë reagime të vazhdueshme nga qytetarët”, ka thënë Klinaku.

Ai ka theksuar se që nga përfundimi i luftës, UNMIK-u dhe EULEX-i kishin mandatin për të gjykuar krimet e kryera në Kosovë, por, siç tha ai, akuzojnë dhe gjykojnë vetëm shqiptarët. Ai gjithashtu shtoi se edhe Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë gjykojnë vetëm shqiptarët, por jo dhe kriminelët serbë që kanë kryer krime dhe maskarada ndaj civilëve shqiptarë.

Anëtarët e misionit të EULEX-it, të ngarkuar me ekzekutimin e urdhrave të Këshillit të Specializuar të Kosovës në Hagë, së fundi bastisën shtëpitë e disa ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ua konfiskuan telefonat. Avokati i Arben Mustafës, vëllait të Salih Mustafës, i dënuar në shkallë të parë për krime lufte, ka deklaruar se bastisjet dhe sekuestrimi i telefonit është bërë për shkak të dyshimit se është kryer vepra penale “pengim i drejtësisë”.

Këtë javë, EULEX-i ndaloi dhe konfiskoi telefonat e ish-komandantit të UÇK-së, Rustem Mustafa, dhe ish-luftëtarit të UÇK-së, Nait Hasani, si dhe bastisi shtëpinë e luftëtarëve të rënë Fahri dhe Bahri Fazliu.

Related posts

​Zelensky: Do të likuidojmë ushtarët rusë që veprojnë pranë Zaporozhzhia

admin

Kurti merr telefonatë në tre të mëngjesit nga SHBA-ja pas marrëveshjes për targat

admin

OKB bën thirrje për ndihmë urgjente pas përmbytjeve në Somali

rezart morina