RTV AHIRETI
Shëndetësi

Ky zakon para gjumit mund t’ju ndihmojë që të humbni peshë

ky-zakon-para-gjumit-mund-t’ju-ndihmoje-qe-te-humbni-peshe

Ju ndoshta e keni dëgjuar si një refren gjatë gjithë jetës suaj, faktin se sa i rëndësishëm është gjumi gjatë natës dhe shkenca e mbështet këtë gjë. Gjumi i plotë, nga shtatë deri në nëntë orë, e përgatit trupin për një mori përfitimesh pozitive.

Hulumtimet tregojnë se nëse flini një orë më shumë gjumë çdo ditë, kjo zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit, rrit imunitetin dhe ulë nivelet e depresionit. Por, së bashku me kohën që kaloni në shtrat, zakonet e tjera të gjumit si ora e të shkuarit në shtrat apo zgjimi në mëngjes janë të gjithë faktorë që ndikojnë jo vetëm në shëndetin, por edhe në peshën tuaj.

Një studim i botuar në numrin e janarin e këtij viti në “Journal of Activity, Sedentary, and Sleep Behaviors” konstatoi se ndryshimi i orarit të gjumit dhe zgjimi, si edhe koha totale e gjumit ndikojnë në treguesit shëndetësore dhe peshën trupore.

Studimi përfshiu 3698 njerëz, të moshës 46-vjeçare që mbanin monitorë aktiviteti për të gjurmuar zakonet e zgjimit dhe gjumit për dy javë. Më pas u vlerësua presioni mesatar i gjakut, indeksin e masës trupore (BMI), nivelin e yndyrës së barkut, nivelet e glukozës dhe insulinës dhe kolesterolin për të parë sesi gjumi ndikoi në këto tregues. Ajo që studiuesit zbuluan ishte se zakonet e parregullta të gjumit rezultuan në tregues më të dobët shëndetësor, veçanërisht për njerëzit që nuk lëviznin shumë gjatë gjithë ditës.

Por, nëse një nga prioritetet tuaja është humbja e peshës ose ruajtja e asaj aktuale për njerëzit që ndryshonin ndjeshëm orarin e gjumit u pa që kishin perimetër më të lartë të belit dhe nivel më të lartë yndyrash.

Nëse dëshironi të mbani një peshë normale me kalimin e moshës, sigurohuni që t’i jepni përparësi gjumit, sidomos fjetjes dhe zgjimit në orar.

Related posts

Konsumi i peshkut përmirëson astmën tek fëmijët

rezart morina

Ja se cili është ushqimi që mund të shkurtojë jetën tuaj me 36 minuta

rezart morina

Këto zakone të përditshme dobësojnë kockat tuaja, ja se çfarë duhet të bëni

admin