RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli bombardon një varrezë masive ku ishin varrosur qindra palestinezë në Gaza

izraeli-bombardon-nje-varreze-masive-ku-ishin-varrosur-qindra-palestineze-ne-gaza

Avionët luftarakë të Izraelit bombarduan një varrezë ku qindra palestinezë të vrarë në sulmet e mëparshme ishin të varrosur masivisht në kampin e refugjatëve Jabalia në veri të Rripit të Gazës, raporton Anadolu.

Shefi i Njësisë së Mbrojtjes Civile në veri të Gazës, Ahmed al-Kahlout në deklaratën për Anadolu tha se avionët luftarakë izraelitë bombarduan një varrezë ku qindra palestinezë të vrarë në sulmet e mëparshme ishin të varrosur masivisht në kampin e refugjatëve Jabalia.

Ai tha se trupat u hodhën në sipërfaqen e tokës si pasojë e bombardimeve. Al-Kahlout shtoi se ekipet e Mbrojtjes Civile kanë bërë përpjekje intensive për të rivarrosur trupat.

Në pamundësi për të gjetur një vend nëpër varreza për mijëra të vrarët në masakrën që po vazhdon prej muajsh, banorët e Gazës janë të detyruar të varrosin trupat e tyre në varre masive.

Related posts

I riu musliman shpëtoi 17 persona nga zjarri në Francë

admin

Kosovë, plagosen dy persona në Shtërpcë

admin

Gazetarët e AFP-së mblidhen në mbështetje të kolegëve në Gaza

admin6