RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Hapja e bazës në Kuçovë, Maqedonci: Është mesazh i NATO-s për Ballkanin Perëndimor

hapja-e-bazes-ne-kucove,-maqedonci:-eshte-mesazh-i-nato-s-per-ballkanin-perendimor

Në Kuçovë sot është bërë përurimi i bazës ushtarake të NATO-s.

Në ceremoninë e përurimit ka marrë pjesë edhe ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, transmeton Telegrafi.

“Vlerësoj që për Shqipërinë në veçanti, por edhe për të gjithë Ballkanin Perëndimor ka rëndësi të madhe strategjike prezenca e një baze të tillë taktike ajrore në Shqipëri. Veçanërisht për të krijuar një ambient të sigurt në Ballkanin Perëndimor, por në të njëjtën kohë për të frenuar rrezikun që mund të vijë nga kundërshtarët e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë ai për Ora News.

Ai gjithashtu ka folur edhe për dronët Bayraktar, ku siç tha ministri tashmë janë të domosdoshëm për ushtritë modern.

“Droni Bayraktar është sistem modern, tërësisht detyra e tij është vëzhgimi por kryen edhe operacione sulmuese. Është një mjet i cili është parë që është i suksesshëm. Është i domosdoshëm për ushtritë modern”, theksoi ai.

Ndryshe, hapja e bazës ajrore taktike në Kuçovë u mbyll me një fluturim të avionëve luftarak italian të NATO-s dhe nga helikopterët e Ushtrisë Shqiptar Black Hawk, që u ndoq nga të pranishmit.

Kjo bazë do të shërbejë si qendër për aktivitetet e Forcës sonë Ajrore, duke ofruar infrastrukturë të avancuar për avionët luftarakë dhe ata të transportit të Aleancës./

Related posts

OKB: Rreth 46,000 banesa janë shkatërruar në Gaza që nga fillimi i konfliktit

admin6

Udhëheqësit e partive spanjolle takohen për të formuar qeverinë e re

admin

Kurti e Lajçak takohen në ora 16:00

rezart morina