RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtria izraelite hap zjarr ndaj palestinezëve që prisnin për ndihma në Gaza

ushtria-izraelite-hap-zjarr-ndaj-palestinezeve-qe-prisnin-per-ndihma-ne-gaza

Ushtria izraelite ka hapur zjarr me plumba të vërtetë ndaj palestinezëve që prisnin për ndihma në jug të qytetit të Gazës, transmeton Anadolu.

Në njoftimin nga Zyra për media e qeverisë në Gaza thuhet se ushtria izraelite ka hapur zjarr me plumba të vërtetë ndaj palestinezëve që prisnin për të marrë ndihma me miell dhe ushqim në jug të qytetit të Gazës.

Deklarata vuri në dukje se shënjestrimi i palestinezëve nga Izraeli është tregues se ai dëshiron të rrisë më tej urinë, të vazhdojë rrethimin dhe të vazhdojë këtë fatkeqësi humanitare në Gaza.

Më tej deklarata thekson se SHBA-ja, Izraeli dhe komuniteti ndërkombëtar janë plotësisht përgjegjës për përkeqësimin e situatës humanitare dhe përkeqësimin e fatkeqësisë humanitare në Rripin e Gazës, duke bërë thirrje për t’i dhënë fund luftës gjenocidale dhe dërgimin e 1.000 kamionëve me ndihma në të gjitha provincat, përfshirë veriun e Rripit të Gazës.

Deklarata nuk bëri të ditur vallë ka të vdekur ose të plagosur nga ky sulm i ushtrisë izraelite.

Related posts

Egjipt, autobusi bie në kanal, të paktën 21 të vdekur – VIDEO

admin

Iu hodh mbi kofanon e makinës dhe e qëlloi me plumba, 43-vjeçari ia kishte bërë jetën ferr ish-gruas! Pak ditë para krimit i preu frenat e motoçikletës

admin

Stoltenberg: Ndihma ndaj Ukrainës nuk na bën palë në konflikt

rezart morina