RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Lajçak pas takimit me Bislimin: Folëm për zbatimin e marrëveshjes dhe dinarin serb

lajcak-pas-takimit-me-bislimin:-folem-per-zbatimin-e-marreveshjes-dhe-dinarin-serb

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pas takimit më zëvendëskryeministrin, Bisnik Bislimi ka thënë se kanë diskutuar për një listë të gjatë të çështjeve, por që sipas tij më e rëndësishmja është zbatimi i marrëveshjes bazike në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha se kjo është marrëveshja ma e mirë, dhe po të kishte më të mirë do ta kishin bërë.

“Kjo marrëveshje është më e mira që kemi mundur të arrijmë, nëse do të kishte një marrëveshje më të mirë do ta kishim bërë. Pra, është në interesin e gjithsecilit sepse në këtë marrëveshje kemi të gjitha përgjigjet se çfarë të bëjmë dhe si të bëjmë. Pyetja e vetëm është se kur do të ndodhë zbatimi i këtyre pikave të marrëveshjes. Kemi shpenzuar shumë kohë për të ndërmarrë hapat dhe ka një frikë në të dy palët se çfarë do të bëjë unë dhe se çfarë do të bëjë pala tjetër, por besojë që këto çështje mundemi shumë thjeshtë të zgjidhen”, ka deklaruar ai para mediave.

Ai tha se më 27 shkurt në Bruksel, në nivel ekspertësh u diskutua për çështjen e dinarit, por disa aspekte të rregulloresh është dashur të diskutohen me Bislimin.

Tutje, ai ka thënë se është duke u punuar për një takim të ri të nivelit kryenegociatore.

“E di që kemi pasur takimin javën e kaluar në nivel ekspertësh në Bruksel. Takimi ishte konstruktiv dhe arritëm të gjenim përgjigje për disa pyetje. Por, janë disa pyetje që shkojnë përtej mandatit të këtyre ekspertëve dhe i kemi diskutuar këto çështje me Bislimin. Komunikimi ynë do të vazhdojë dhe planifikoj të organizoj një takim të ri në ditët në vijim në nivel të kryenegociatorëve”, tha Lajçak.

Me tej, Lajçak shtoi që me Bislimin kanë diskutuar edhe për çështjen e Asociacionit.

“Kemi pasur diskutime edhe për çështjen e asociacionit, pra palët duhet t’i respektojnë marrëveshjet”.

Related posts

Zbulimi amerikan: SHBA përballë një “rendi botëror gjithnjë e më të brishtë”, ja raporti për Ballkanin Perëndimor

admin

Lukashenko u kërkon mercenarëve të grupit Wagner ta stërvitin ushtrinë e Bjellorusisë

rezart morina

Raport: Millorad Dodik, mohuesi më i madh i gjenocidit në Srebrenicë

rezart morina