RTV AHIRETI
Shëndetësi

Cili është ndryshimi kryesor i dietës së 16 vjetëve më parë me dietat e ditëve të sotme?

cili-eshte-ndryshimi-kryesor-i-dietes-se-16-vjeteve-me-pare-me-dietat-e-diteve-te-sotme?

Ndërkohë që disa studime sugjerojnë që ushqimet e ngurta të mos i fillohen fëmijës para se të mbushë 6 muajsh, ka plot pediatër të tjerë që sugjerojnë fillimin e lëngjeve apo pureve në moshë më të hershme.

Sipas atyre që mbështesin tezën se ushqimet e ngurta nuk duhet të fillohen para moshës 6 muajsh, fëmija akoma nuk mund ta tresë ushqimin dhe këto ushqime fillojnë ta forcojnë para kohe trupin e tij.

Mirëpo çfarë ndodhte para 16 vitesh me këto këshilla?

Një nënë e re ka dërguar një mesazh pranë faqës “përnënat.al” ku na tregon një libër udhëzues për ushqyerjen e fëmijës gjatë vitit të parë, i botuar 16 vite më parë në Shqipëri.

Ajo shkruan: Pershendetje. Kjo është nje faqe nga libri i konsultorit te bebit para 16 vitesh. Nuk ka kaluar shume kohë dhe gjërat kanë ndryshuar shumë. Nëna që ma tregoi është një mikja ime që bebin e vet (tani 16 vjec) e ka rritur kështu.

Në këtë libër theksohet se gjatë tre muajve të parë fëmijës i jepet vetëm qumësht, e më pas në muajin e katërt mund të fillojnë t’i jepen disa lëngje, si për shembull: portokalli, banane apo molle.

Në muajin e pestë fillon dieta ushqimore me pure apo supa dhe më pas në muajin e tetë mund të fillojë përgatitja e miellit të orizit apo grurit.

Gjithashtu para 16-vitesh sugjerohej që kosi dhe djathi të fillohej që në muajin e gjashtë ndërkohë që në ditët e sotme, pediatrit këshillojnë që në rast se nuk keni njeri në familje të prekur nga alergjia, mund të filloni kosin dhe djathin në dietën e fëmijës në moshën 8 muajsh.

Related posts

Trajtimet kundër stresit nisin nga ushqimi

admin

Cilat janë ushtrimet që ngadalësojnë plakjen?

admin

8 ushqime që ju ndihmojnë të fitoni imunitet gjatë periudhës së gripit

rezart morina