RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pretendohet se Izraeli pas “15 marsit” do të fillojë përgatitjet për luftë kundër Libanit

pretendohet-se-izraeli-pas-“15-marsit”-do-te-filloje-pergatitjet-per-lufte-kunder-libanit

Pretendohet se Izraeli ka paralajmëruar vendet perëndimore se nëse deri më 15 mars nuk arrihet zgjidhja e konfliktit në kufirin me Libanin me mjete diplomatike, do të fillojë përgatitjet për luftë të gjithanshme, transmeton Anadolu.

Gazeta “Al-Akhbar”, e njohur për afërsinë e saj me Hezbollahun në Liban, publikoi një lajm për takimin e këshilltarit të lartë të presidentit amerikan, Joe Biden, Amos Hochstein, i cili është ndërmjetës midis Izraelit dhe Libanit, me zyrtarët izraelitë në Tel Aviv më 5 mars.

Lajmi i bazuar në diplomatë perëndimorë, pretendonte se “Izraeli u ka dhënë vendeve perëndimore afat deri më 15 mars për të zgjidhur tensionin në kufirin me Libanin përmes mjeteve politike dhe pas kësaj date, do të përgatitet për luftë të gjithanshme në vend të operacioneve ushtarake në kufi”.

Burimet theksuan se pavarësisht këmbënguljes së SHBA-së për një “zgjidhje politike” që do t’i hapte rrugën konsolidimit të armëpushimit midis Bejrutit dhe Tel Avivit nuk ishte e mjaftueshme dhe se duhet të punohet për një formulë zgjidhjeje të qëndrueshme që do të parandalojë konflikte të mëdha.

Hochstein u takua me zyrtarë qeveritarë në Bejrut më 4 mars dhe në Tel Aviv të nesërmen për të ndaluar përleshjet që kanë vazhduar që nga 8 tetori 2023 në kufirin midis Izraelit dhe Libanit.

Në deklaratën e tij më 5 mars, kryeministri libanez Najib Mikati tha se ekzistonte mundësia për armëpushim në Gaza para Ramazanit dhe se negociatat në frontin libanez do të mbaheshin gjatë Ramazanit.

Në përleshjet mes ushtrisë izraelite dhe Lëvizjes Hezbollah që nga 8 tetori 2023, humbën jetën 234 anëtarë të Hezbollahut, 46 civilë libanezë, 11 nga Lëvizja Amal, 12 nga Hamasi, 12 anëtarë të Xhihadit Islamik, 6 civilë izraelitë dhe 11 ushtarë izraelitë.

Related posts

Katari: Fillimi i pauzës humanitare në Gaza do të shpallet brenda 24 orëve

admin

Kryediplomati danez kërkon falje për sulmet ndaj Kuranit

rezart morina

Bizneset në krizë për punëtorë – qytetarët në kërkim të punës

admin