RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Bllacë, ka tentuar të korruptojë policinë kufitare

ndalohet-nje-shtetas-i-kosoves-ne-bllace,-ka-tentuar-te-korruptoje-policine-kufitare

MPB njofton se policia ka ndaluar një 45-vjeçar shtetas i Kosovës, për shkak se ka dashur të korruptojë policinë kufitare në Bllacë.

“Me datë 07.03.2024 në ora 09:15 në vendkalimin kufitarë “Bllacë”, zyrtarët policorë kanë ndaluar F.S. (45) nga Kosova, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “dhënie ryshfeti”.

LSDM: Çfarë kanë të përbashkët Mickoski me Kovaçevin, mohuesin e popullit maqedonas?Gjendet një grua pa shenja jete në PodujevëSherr mes të rinjve në Gjirokastër, njëri prej tyre plagoset me thikë“Duhet të jem i zgjuar”, Lukaku qesh dhe vendos gishtin në gojë kur e pyesin për të ard…Arrestohet një 72-vjeçar në Ferizaj, i dënuar për veprën penale “Uzurpim i paligj…
Gjegjësisht, rreth orës 08:50 në vendkalimin kufitar, një autobus me targa të Kosovës nuk është lejuar të hyjë në vend për shkak se shoferi nuk ka pasur certifikatë profesionale të shoferit të autobusit. Shumë shpejtë F.S., pronari i kompanisë për të cilën po udhëtonte shoferi, mbërriti në vendkalim dhe kërkoi që autobusi të kalonte.

Në të njëjtën kohë, ai i ofroi para udhëheqësit të policisë, pas së cilës ai u ndalua në stacionin policor”, thonë nga MPB.

Nga atje shtojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritet kallëzimi përkatës.

Related posts

OKB anulon votimin: Vendbanimet izraelite ‘pengesë’ për paqen

rezart morina

Marrëveshja e Drithit po skadon, të gjitha shpresat te Turqia

rezart morina

Masakra e Rezallës, Osmani kërkon dënimin e përgjegjësve: Autorët serbë të dalin para drejtësisë

admin