RTV AHIRETI
Uncategorized

Iniciativa e përbashkët ndërkombëtare njofton nisjen e një korridori detar për të ndihmuar Gazën

iniciativa-e-perbashket-nderkombetare-njofton-nisjen-e-nje-korridori-detar-per-te-ndihmuar-gazen

Pesë muaj pas ofensivës së pamëshirshme të Izraelit dhe mes raporteve për vdekje nga uria në Rripin e Gazës, një përpjekje e përbashkët ndërkombëtare ka njoftuar aktivizimin e një korridori detar për të ofruar ndihmë humanitare në enklavën palestineze të rrethuar, transmeton Anadolu.

Duke përmendur “situatën e rëndë” humanitare në Gaza, Komisioni Evropian, Emiratet e Bashkuara Arabe, SHBA-ja, Britania dhe administrata e Qipros Greke lëshuan një deklaratë të përbashkët duke “miratuar aktivizimin e një korridori detar”.

Në njoftimin e përbashkët theksohet se dorëzimi do të jetë në “koordinim me koordinatoren e lartë humanitare dhe të rindërtimit të OKB-së për Gazën, Sigrid Kaag, e cila është e ngarkuar me lehtësimin, koordinimin, monitorimin dhe verifikimin e rrjedhës së ndihmave në Gaza”.

“Përpjekjet e përkushtuara të Emirateve të Bashkuara Arabe për të mobilizuar mbështetjen për iniciativën do të rezultojnë në dërgimin fillestar të ushqimit nga deti për popullin e Gazës”, thuhet më tej.

Sipas njoftimit, ky korridor synon “rritjen e fluksit të ndihmave humanitare dhe mallrave tregtare në Gaza përmes të gjitha rrugëve të mundshme”.

Pesë aktorët po ashtu thanë se do të vazhdojnë t’i bëjnë presion Izraelit që të “lehtësojë më shumë rrugë dhe të hapë kalime shtesë për të dërguar më shumë ndihmë për më shumë njerëz”.

Sot më herët, SHBA-ja njoftoi se do të vendosë një skelë lundruese në brigjet e Gazës për dërgimin e ndihmave humanitare, pasi nisën fluturimet në Gaza disa ditë më parë për të njëjtin qëllim.

Izraeli vazhdon ofensivën ushtarake në Rripin e Gazës në hakmarrje të një sulmi të 7 tetorit nga Hamasi kur Tel Avivi thotë se u vranë rreth 1.200 njerëz.

Të paktën 30.800 palestinezë janë vrarë që atëherë në Gaza dhe rreth 73 mijë të tjerë janë plagosur në mes të shkatërrimit të gjerë në enklavën bregdetare.

Në një vendim të përkohshëm në muajin janar, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë urdhëroi Izraelit të ndalojë aktet gjenocidale dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

Armiqësitë kanë vazhduar në mënyrë të pandërprerë, megjithatë edhe dërgesat e ndihmave mbeten mjerisht të pamjaftueshme për të përballuar katastrofën humanitare në Gaza.

The post Iniciativa e përbashkët ndërkombëtare njofton nisjen e një korridori detar për të ndihmuar Gazën first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

New York’s first women-only boxing club is here

admin

Thanks to VR, your office will resemble a tropical island

admin

Rusia: Objektet me armë bërthamore në Evropën Veriore do të jenë “caqe legjitime”

RTI