RTV AHIRETI
Uncategorized

Prishtinë, rihapet pas renovimit Xhamia Pirinaz

prishtine,-rihapet-pas-renovimit-xhamia-pirinaz

Është hapur pas renovimit një ndër xhamitë më të vjetra të Prishtinës, Xhamia Pirinaz (Piri Nazir) në rrugën “Ismail Dumoshi” në lagjen “Vellusha”, raporton Anadolu.

Besimtarë të shumtë u mblodhën për namazin e xhumasë në xhaminë e cila u renovua brenda në objektin kryesor, objektet shoqëruese dhe në oborr, financuar nga Drejtoria e Vakëfeve të Turqisë

Nuk dihet data e saktë e ndërtimit të kësaj xhamie por besohet të jetë ndërtuar në periudhën e Perandorisë Osmane, në shekullin 16-të.

Që nga viti 1967 kjo xhami është në mbrojtjen e shtetit dhe ka marrë statusin e monumentit të regjistruar.

Për shkak të vjetërsisë së ndërtimit të saj, xhamia “Pirinaz” ndër vite është restauruar disa herë. Restaurimi i fundit nisi në vitin 2020 dhe përfundoi në fillim të këtij viti./AA

The post Prishtinë, rihapet pas renovimit Xhamia Pirinaz first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

As tech companies get richer, is it ‘game over’ for startups?

admin

10 fastest growing travel destinations in Europe of 2017

admin

Travel Update – Detroit named second best city for 2018 travel destinations

admin