Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme reagoi sot pas lajmit se Shqipëria kalon në fazën e dialogut të pasmonitorimit nga Komiteti Monitorues i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
“Lajm i mirë nga Asambleja Parlamentare e këshillit të Evropës! Pas 29 vitesh të gjata nën monitorim të plotë nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, që nga anëtarësimi i Shqipërisë në këtë Organizatë në vitin 1995, Komiteti Monitorues i CoE-PACE ka vendosur të mbështesë unanimisht kalimin e Shqipërisë në fazën e dialogut të postmonitorimit”, u shpreh Hasani në një reagim në platformën X.
Hasani theksoi se, “ky vendim është një tregues i qartë i progresit të konsiderueshëm të Shqipërisë në forcimin e shtetit të së drejtës, të drejtave të njeriut dhe demokracisë”.
The post Hasani: KiE kalon Shqipërinë në fazën e dialogut të pasmonitorimit first appeared on Radio Televizioni Iliria.