RTV AHIRETI
Uncategorized

Vitia: 2.4 milionë euro investime për transformimin rrënjësor të gjinekologjisë

vitia:-2.4-milione-euro-investime-per-transformimin-rrenjesor-te-gjinekologjise

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, kanë vizituar sot Klinikën e Gjinekologjisë, e cila është duke u renovuar.

Vitia ka thënë se 2.4 milionë euro po investohen në katër reparte në Klinikën e Gjinekologjisë, me qëllim të transformimit të kësaj klinike.

“Shërbime që respektojnë dinjitetin, shëndetin dhe jetën e pacienteve tona. Ndryshimi rrënjësor por jetësohet çdo ditë klinikë për klinikë”, ka shkruar Vitia në Facebook. .

Potimi i plotë i Vitisë:

Klinika e Gjinekologjisë – Investime për transformim mbi 2.4 milionë euro në katër reparte

Dhomat e pacienteve nga 7 shtretër po bëhen me nga 2 shtretër për dhomë.

Çdo dhomë me banjo dhe nyje sanitare.

Po vendoset ventilimi qëndror.

Digjitalizim i shërbimeve në ambulancën specialistike.

Riorganizim i sporteleve dhe hapësirave pritëse për pacientet.

Krahas investimeve këtë vit do të shtohen tri shërbime të reja:

Fertilizimi i asistuar mjekësor

Mjekësia fetale

Amniocenteza

Shërbime që respektojnë dinjitetin, shëndetin dhe jetën e pacienteve tona.

Ndryshimi rrënjësor por jetësohet çdo ditë klinikë për klinikë

The post Vitia: 2.4 milionë euro investime për transformimin rrënjësor të gjinekologjisë first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Why Watson data platform can be the iTunes for your Big Data

admin

Specialja konfirmon aksionin e zhvilluar në Prishtinë, nuk japin detaje për bastisjet

RTI

How the US tax code bypasses women entrepreneurs

admin