RTV AHIRETI
Shëndetësi

Arsyet pse duhet të hani më shumë luleshtrydhe këtë periudhë

arsyet-pse-duhet-te-hani-me-shume-luleshtrydhe-kete-periudhe

Ky frut kaq i vogël, por i fuqishëm, është i pasur me përfitime shëndetësore.

Më poshtë do njiheni me të gjitha arsyet pse trupi juaj do t’ju falenderojë për shtimin e këtyre frutave në regjimin tuaj ushqimor

Ato ndihmojnë në mbrojtjen e zemrës tuaj

Të pasura me fibra dhe vitaminë C, luleshtrydhet janë të shkëlqyera për reduktimin e stresit oksidativ, i cili shton rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe kancerit.

Plus, janë një burim i mirë i kaliumit, që ndihmon në mbrojtjen kundër sëmundjeve të zemrës, duke ulur presionin e gjakut dhe kolesterolin e keq.

Gjithashtu nivelet e larta të antioksidantit antocianinë tek luleshtrydhet, mund të ulin rrezikun e sulmit në zemër.

Mund të ndihmojnë në parandalimin e kancerit

Luleshtrydhet janë renditur si 10 frutat më të mira për sa i përket aftësive antioksiduese.

Antioksidantët luftojnë përbërësit e radikalëve të lira që shkaktojnë probleme kronike shëndetësore dhe çojnë në zhvillimin e kancerit.

Lehtësojnë punën e sistemit tretës

Fibrat luajnë një rol kryesor në shëndetitn dhe funksionin e sistemit tretës.

Vetëm një filxhan me luleshtrydhe përmban 3 gr fibra, një sasi mëse e mjaftueshme për të ndihumar aparatin tretës të kryejë lehtësisht funksonet e tij.

Reduktojnë fryrjen e barkut

Ushqimet e pasura me fibra dhe ujë, si luleshtrydhet, largojnë nga trupi gazrat që shkaktojnë fryrje.

Gjithashtu luleshtrydhet janë edhe një burim i shkëlqyer i kaliumit. Një lëndë ushqyese që eleminon natriumin i cili shkakton fryrje, e që gjithashtu eleminon edhe ujin e tepërt në organizëm.

Luleshtrydhet janë një burim i shkëlqyer i vitaminës C. Dhe siç tashmë mund ta dini, ushqimet e pasura me vitaminë C mund të ndihmojnë në forcimin e imunitetit tuaj.

Ato mund t’ju ndihmojnë të humbisni peshë

Prania e lartë e fibrave tek luleshtrydhet, ndihmon në kontrollin e urisë.

Plus ato janë shumë të ulëta në kalori, gjë e cila ndihmon për të rënë nga pesha.

Mund të ndihmojnë në parandalimin e defekteve të lindjes

Nëse jeni shtatzënë, marrja e acidit folik është thelbësore, pasi vitamina mund të ndihmojë në parandalimin e defekteve tek foshnja juaj.

Për gratë që duan të mbeten shtatzënë, luleshtrydhet janë një burim i mirë i folatit, që përmbajnë 10 % të vlerës së rekomanduar ditore.

Sa luleshtrydhe duhet të hani çdo ditë?

Një racion me luleshtrydhe është sa një filxhan i mbushur plot luleshtrydhe të ndara në gjysëm, ose rreth tetë luleshtrydhe të plota.

Related posts

Ushqimet natyrale dhe proteinat

rezart morina

Çfarë ndodh me trupin nëse pini shumë ujë? Ja problemet shëndetësore me të cilat mund të përballeni

admin

Është rritur infertiliteti/ Shkaku kryesor, rritja e moshës së grave që lindin fëmijë

rezart morina