RTV AHIRETI
Shëndetësi

Temperatura në frigoriferin tuaj me siguri është e gabueshme: Kështu mund ta verifikoni se a e ruani në mënyrë të shëndetshme ushqimin

temperatura-ne-frigoriferin-tuaj-me-siguri-eshte-e-gabueshme:-keshtu-mund-ta-verifikoni-se-a-e-ruani-ne-menyre-te-shendetshme-ushqimin

Është shumë me rëndësi që temperatura në frigoriferin tuaj të jetë e përshtatshme në mënyrë që ushqimi të ruajë freskinë

Besojmë që kurrë nuk ju ka shkuar mendja të verifikoni sa vërtet është temperatura në frigoriferin tuaj.

Frigoriferi është një magji e vogël e ruajtjes moderne të ushqimit. Në temperaturë të përshtatshme ushqimi mund të ruhet disa ditë dhe të pengohet shfaqja dhe zhvillimi i baktereve.

Kur fillon të ngrihet temperatura e ajrit, bakteret fillojnë të zhvillohen me shpejtësi të madhe.

Për të ruajtur ushqimin dhe për të penguar helmimin me ushqim, rekomandohet që ta mbani frigoriferin në temperaturë të caktuar dhe ta mirëmbani higjienën.

Agjencia e ushqimit dhe e barnave propozon që temperatura në frigorifer të jetë rreth 4 gradë Celsius, ndërsa ajo më e mira është 17 gradë nën zero.

Temperatura ideale e frigoriferit është midis 1,7 dhe 3,3 gradë Celsius.

Në temperaturën më të lartë se 4 gradë bakteret fillojnë të shumëzohen me shpejtësi të madhe.

Mund ta kontrolloni temperaturën me ndihmën e termometrit të cilin do ta vendosni brenda, ta lini 20 minuta dhe të verifikoni se çfarë tregon ai.

Për ta mbajtur frigoriferin të ftohtë, mos fusni në të ushqim të nxehtë.

Verifikoni patjetër a po i mbyllen mirë dyert dhe që diku të mos hyjë ajri i ngrohtë.

Shmangni hapjen e shpeshtë të derës dhe frigoriferi le të jetë gjithmonë plot.

Related posts

​Pse mos tharja e duarve është më e keqe se vetë mos larja e tyre?

admin

​OBSH thotë se financimi për shëndetësinë do të bjerë deri në 40% në vitin 2025

RTI

Dhimbja në këto tri vende mund të jetë shenjë e kolesterinës së lartë! Pothuajse të gjithë mendojnë se kjo gjë është “normale”

Muhamet Ramadani