RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“Turqia dhe Iraku po përgatiten për vizitën historike të presidentit Erdoğan në Bagdad”

“turqia-dhe-iraku-po-pergatiten-per-viziten-historike-te-presidentit-erdogan-ne-bagdad”

Turqia dhe Iraku po përgatiten për vizitën e presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan në Bagdad pas Ramazanit, duke shënuar një moment kyç në marrëdhëniet e tyre dypalëshe, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar nga Turqia dhe Iraku, të dyja palët konfirmuan se do të bëhen të gjitha përpjekjet për suksesin e vizitës “historike” të presidentit Erdoğan në Irak pas muajit të Ramazanit.

Gjithashtu, të dy palët vendosën gjithashtu të krijojnë komitete të përbashkëta për të punuar në fushat e kundërterrorizmit, tregtisë, bujqësisë, energjisë, ujit, shëndetësisë dhe transportit, me qëllim forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, thuhet në deklaratë.

Turqia shprehu kënaqësinë me vendimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Irakut për të caktuar grupin terrorist PKK një organizatë të ndaluar në Irak, theksohet më tej.

Deklarata erdhi pasi ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan u takua sot me homologun e tij irakian Fuad Hussein në Bagdad.

Gjatë vizitës së Fidanit në kryeqytetin irakian u mbajt një takim konsultativ i orientuar drejt sigurisë.

Në takim morën pjesë gjithashtu ministri i Mbrojtjes Kombëtare Yaşar Güler, drejtori i Organizatës Kombëtare të Inteligjencës (MİT) İbrahim Kalın dhe zëvendësministri i Brendshëm Münir Karaloğlu.

Related posts

Meta: Dënoj sulmet ndaj policisë së Kosovës, reciprociteti e drejtë e një shteti sovran

admin

Al-Sharaa: Bisedimet me Tel Avivin në “vështirësi të mëdha”, Izraeli po vepron me “brutalitet”

Irfan Jahiu

Biden kritikon: Ekstremizmi në Gjykatën Supreme minon besimin në publik, i bëj thirrje Kongresit…

admin