RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Vija bregdetare e Gazës, nga një destinacion turistik në strehë e përkohshme për të zhvendosurit

vija-bregdetare-e-gazes,-nga-nje-destinacion-turistik-ne-strehe-e-perkohshme-per-te-zhvendosurit

Vija bregdetare e Gazës, dikur një destinacion turistik, tani është bërë një strehë për palestinezët, shtëpitë e të cilëve janë shkatërruar.

Një incizim i realizuar nga Anadolu shfaqi shkatërrimin e shkaktuar nga ushtria izraelite.

Shumë familje që humbën shtëpitë e tyre dhe u zhvendosën vazhdojnë të jetojnë në tenda të ngritura rreth bregdetit të Gazës.

Dikur një destinacion popullor veror për banorët e Gazës me restorantet, shtigjet për këmbësorë dhe pamjet e detit, zona Kornish tani është e mbushur me tenda të ngritura nga qindra familje.

Porti, i cili ishte një nga vendet më të gjalla në qytet para luftës, sot shihet si një zonë strehimi e mbushur me tenda.

Mungesa e shërbimeve bazë të infrastrukturës dhe ndërprerjet e vazhdueshme të ujit dhe energjisë elektrike në rajon i bëjnë kushtet e jetesës edhe më të vështira.

Related posts

Mbi 700 persona të burgosur pas trazirave në Francë

admin

Alarm në Stokholm, të shtëna me armë zjarri pranë ambasadës izraelite

admin

Presidenti Biden viziton zonën e dëmtuar nga zjarri në Hawaii dhe premton ndihmë

Muhamet Ramadani