RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Blinken: Kosova dhe Serbia të rrisin koordinimin dhe transparencën me aleatët, t’i zbatojnë marrëveshjet

blinken:-kosova-dhe-serbia-te-rrisin-koordinimin-dhe-transparencen-me-aleatet,-t’i-zbatojne-marreveshjet

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, nga Vjena tha se ShBA mbështet procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe tha se të gjitha marrëveshjet prej dialogut duhet të zbatohen.

Blinken, tha se ShBA-ja dëshiron që Kosova dhe Serbia t’i stabilizojnë raportet mes vete.

“Mbështesim përmirësimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Sërbisë. Dialogu nën ndërmjetësimin e BE është e vetmja rrugë e besueshme për përparim në këtë proces. Dëshirojmë të shikojmë vullnet të mirë dhe qasje konstruktive te të dy palët”, ka thënë Blinken në konferencën e përbashkët për shtyp me kolegun austriak, Aleksandër Shalenberg.

Ai tha se të dy palët duhet të shmangin tensionet, rrisin transparencën dhe bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë.

“Të gjitha marrëveshjet prej dialogut duhet të zbatohen”, ka thënë Blinken.

Duke folur për Ballkanin Perëndimor, Blineken tha se me Austrinë janë duke bashkëpunuar në çështje të rëndësishme, në veçanti për Ballkanin Perëndimor.

Related posts

Qindra palestinezë të vrarë gjatë operacionit izraelit për lirimin e 4 pengjeve

admin

Parlamenti çek nuk lejon heqjen e imunitetit ndaj kryeministrit Babiš

Irfan Jahiu

“Më prit të marr këpucët”- Zbardhet biseda e Donald Trump me agjentin e Shërbimit Sekret! Ja dialogu mes tyre menjëherë pas atentatit

admin