RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Nënshkruhet amandamenti i marrëveshjes PPP me Limak Kosovo International Airport

nenshkruhet-amandamenti-i-marreveshjes-ppp-me-limak-kosovo-international-airport

Pas miratimit nga Komiteti për Partneritet Publiko Privat, sot është nënshkruar amandamenti i marrëveshjes së koncesionimit për Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, i cili parasheh kompenzimin e periudhës së pandemisë si forcë madhore.

Bazuar në dispozitat e marrëveshjes bazë të koncesionimit, Komiteti për PPP ka njohur periudhën prej 20 muajsh si periudhë të pandemisë gjatë së cilës aeroporti ka operuar me ndërprerje apo me kufizime, dhe për të cilën periudhë marrëveshja bazë parasheh zgjatjen e afatit proporcionalisht në fund të periudhës së koncesionimit në rastet kur kemi të bëjmë me forcë madhore.

Për periudhën që parashihet të kompenzohet, tarifa e koncesionimit që përfiton Republika e Kosovës do të jetë 55%, gjë që paraqet rritje substanciale krahasuar me përqindjen e paraparë gjatë periudhës së pandemisë në vitet 2020 dhe 2021, e që ishte 34%, përkatësisht 37%.

Kjo gjë është reflektuar edhe në amandamentin e nënshkruar sot, i cili bën zbatimin e këtyre dispozitave të marrëveshjes bazë dhe kornizës ligjore në fuqi.

Related posts

Kurti dhe emisari Peach flasin për takimin e radhës në Bruksel

admin

Osmani uron Shqipërinë e RMV-në për hapjen e negociatave, kërkon heqjen e vizave për Kosovën

admin

Kurti kujton ngjarjet ku u vranë 20 qytetarë: 20 vjet më pas duhet të kujtojmë se siguria s’mund të merret e mirëqenë

admin