RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Policia parandalon kontrabandim të mallrave në Mitrovicë të Veriut

policia-parandalon-kontrabandim-te-mallrave-ne-mitrovice-te-veriut

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar dy raste të kontrabandimit me mallra që vinin nga Serbia.

Sipas PK-së, dy automjete me targa të Serbisë janë ndalë në fshatin Zërnosek- Leposaviq, ku janë konfiskuar mallra në vlerë 6 mijë e 800 euro.

“Automjeti VË ngjyrë e kaltër, me targa serbe, me ngasës mashkull kosovar, në të cilin kishte të ngarkuar një sasi të konsiderueshme të pijeve alkoolike (birrë) ne vlere rreth 1200 euro. Automjeti Furgon Mercedes, ngjyrë portokalli dhe e bardhë, me targa serbe, me ngasës mashkull kosovar në të cilin kishte të ngarkuar kazan(8 copë) që shërbejnë për prodhimin dhe përpunimin e pijeve alkoolike (raki) ne vlere rreth 5600 euro”, thuhet në komunikatë.

Policia ka bërë të ditur se ndaj vozitësve janë zbatuar procedurat e zakonshme për kalim ilegal të kufirit.

Related posts

“Është koha për një armëpushim”- Italia i bën thirrje Izraelit të ndalojë operacionin në Gaza

admin

Reali s’gabon, rikthehet në krye të tabelës

admin

Turqi-Katar: 50 vjet raporte diplomatike, dakordësi për të rritur lidhjet

Muhamet Ramadani