RTV AHIRETI
FutbollLajmeLajmetSport

Reali s’gabon, rikthehet në krye të tabelës

reali-s’gabon,-rikthehet-ne-krye-te-tabeles

Real Madridi ka shënuar fitore të vështirë, por shumë të vlefshme të dielën mbrëma. Madrilenët fituan 2:1 ndaj Real Sociedadit.

Te fitorja Madridi erdhi me përmbysje të rezultatit. Ander Barrenetxea kaloi në epërsi Sociedadin që në minutën e pestë të takimit.

Federico Valverde barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 46-të. Ndërsa golin e fitores e shënoi Joselu pas një ore lojë.

Fran Garcia asistoi në të dy golat. Me fitore, Real Madridi është kthyer në pozitën e parë në La Liga. Ka 15 pikë nga pesë ndeshje.

Pra ka bilanc të qind për qindtë. Sociedadi është i 11-ti me gjashtë pikë.

Related posts

“Ka potencialin të destabilizojë sigurinë globale!”- Raporti i DASH për Inteligjencën Artificiale ngre alarmin: Kërcënon zhdukjen e njerëzimit! Qeveria amerikane të ndërhyjë

admin

Ftohet diaspora të ndihmojë financiarisht rinovimin e Medresesë Aluddin

admin

Shefi i diplomacisë palestineze sulmet e kolonëve izraelitë i quan “terrorizëm i organizuar shtetëror”

Muhamet Ramadani