RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

6 miliardë euro depozitohen nga kosovarët në banka

6-miliarde-euro-depozitohen-nga-kosovaret-ne-banka

Fiks 6 miliardë euro kanë kosovarët të depozituara nëpër bankat komerciale vendore.
Kështu thonë të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës për muajin shkurt të 2024-ës, derisa theksohet se rritja është prej 12.3 milionë euro, ose 0.2 përqind, krahasuar me muajin paraprak.

“Nga vlera e akumuluar e depozitave të klientëve rreth 26.6% janë të afatizuara. Sipas sektorëve, ekonomitë familjare dominojnë me rreth 67.5% të gjithsej vlerës së depozitave (rreth 4.1 miliardë euro)”, thuhet në raport, ka transmetuar Klan Kosova.

Vlera e depozitave të reja në muajin shkurt 2024 ishte 78.7 milionë euro, derisa norma mesatare e interesit ishte 2.89% (në janar 2024 ka qenë 2.74%).

Ndërkaq, për muajin e njëjtë, vlera e kredive bruto ka qenë 4.95 miliardë.

Related posts

Protestë në veri, për një orë u bllokua magjistralja Mitrovicë-Leposaviq

rezart morina

Shërbimet globale po i rikthehen normalitetit pas problemit kibernetik

admin6

Emiratet ndajnë 5 milionë dollarë për të mbështetur UNRWA në Gaza mes sulmeve izraelite

admin6