RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rritet në 32.623 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

rritet-ne-32.623-numri-i-palestinezeve-te-vrare-nga-sulmet-izraelite-ne-gaza

Është rritur në 32.623 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që Izraeli ka ndërmarrë që nga 7 tetori 2023 kundër Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza, jepet informacion për sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që vazhdojnë prej 175 ditësh.

Zëdhënësi i ministrisë, Ashraf al-Qudra tha se në 24 orët e fundit 71 palestinezë humbën jetën ndërsa 112 u plagosën nga sulmet e forcave izraelite në Rripin e Gazës.

Ai tha se numri i palestinezëve që humbën jetën në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori është rritur në 32.623 ndërsa numri i të plagosurve në 75.092.

Al-Qudra theksoi se ende ka të vdekur nën rrënoja dhe përreth rrugëve, por për shkak të pengesës së forcave izraelite, ekipet mjekësore dhe zyrtarët e Mbrojtjes Civile nuk mund të arrijnë tek trupat.

Related posts

Von Cramon: Fundi i mandatit të Lajçakut duhet të jetë fundi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë

admin

Eurostat: Mesatarisht 131 kilogramë ushqim për frymë, përfunduan në plehra në Evropë në vitin 2021

admin

Përmbytjet në Bosnjë e Hercegovinë, rritet në të paktën 21 numri i vi’ktimave

admin