RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pamjet e regjistruara nga ushtarët izraelitë në Gaza paraqesin trajtimin çnjerëzor ndaj palestinezëve

pamjet-e-regjistruara-nga-ushtaret-izraelite-ne-gaza-paraqesin-trajtimin-cnjerezor-ndaj-palestinezeve

Një pamje e regjistruar nga ushtarët izraelitë paraqet trajtimin çnjerëzor që zbatohet ndaj palestinezëve të arrestuar në Rripin e Gazës që ndodhet nën sulme, transmeton Anadolu.

Në median sociale u publikuan pamje që tregojnë arrestimin e shumë palestinezëve në një shkollë në Gaza.

Në pamje vërehet se shumë burra palestinezë mbahen gjysmë të zhveshur në oborrin e një shkolle. Në kamera paraqiten momente kur burrat e arrestuar janë të ulur në tokë dhe mbahen në ambient të hapur, ndërsa gratë dhe fëmijët janë të detyruar të evakuojnë shkollën.

Një i moshuar që u rebelua ndaj këtij trajtimi çnjerëzor, shpreh reagimin e tij kundër situatës me të cilën përballen duke i thënë ushtarit izraelit: “Dua të them diçka jo vetëm në emrin tim, por edhe në emër të të gjithëve këtu; Nuk kanë as ujë dhe as ushqime. Nuk kanë shtëpi”.

Thuhet se palestinezët që u mbajtën në pritje për një kohë të gjatë gjysmë të zhveshur në ambient të hapur në oborrin e shkollës, u dërguan më pas në një vend të panjohur.

Ndërkohë nuk jepet informacion se në cilën periudhë dhe në cilën zonë të Rripit të Gazës është regjistruar pamja.

Ushtria izraelite e cila sulmon Gazën që nga 7 tetori 2023 e deri më tani, ka arrestuar mijëra palestinezë pavarësisht se numri i saktë i tyre nuk dihet.

Sipas disa dëshmitarëve palestinezë të liruar, shumica e personave të arrestuar u nënshtrohen torturave dhe trajtimeve çnjerëzore.

Related posts

SHBA-ja ua heq vizat izraelitëve

rezart morina

Pushtimi izraelit, 76 vjet nga tragjedia palestineze

rezart morina

Myftiu Tërnava priti në takim kryetarin e KMSHZ-së Mehas ef. Alija

admin