RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: Adresa e akuzave për krimet në Kosovë është Beogradi

kurti:-adresa-e-akuzave-per-krimet-ne-kosove-eshte-beogradi

Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, ka deklaruar se adresa e parë e akuzave për krimet në Kosovë, bashkë me kriminelet e luftës është Beogradi zyrtar që ende strehon dhe mbron kriminelët e luftës dhe nuk bashkëpunon me drejtësinë për të gjitha krimet dhe masakrat që kanë ndodhur në Kosovë.

Këtë deklarim Kurti i bëri në tubimin e përkujtimit të masakrës në Pastasel të Rahovecit.

Ai tha se gjeografia e masakrave në Kosovë është shumë e shtirë anë e kënd vendit kurse historia e tyre ne thelb është e njëjtë sepse qëllimet dhe kryerësit e masakrave ishin të njëjtë

Kryeministri theksoi se si qeveri e Republikës së Kosovës zotohen për drejtësi dhe progres.

“Për Pastaselin do të përkushtohemi maksimalisht, sepse shteti dhe liria e Kosovës e ka rrënjën në gjakun e këtyre martirëve dhe të dëshmorëve nga e mbarë Kosova”, tha Kurti.

Tutje Kurti shtoi se Prokuroria në Kosovë duhet që dëshmitë e dëshmitarëve ti kthej në aktakuza.

“10 dëshmitarë të Pastaselit kanë dëshmuar, janë intervistuar dhe më pastaj ato janë shndërruar në një raport informues të policisë së Kosovës që i ka shkuar prokurorisë, ne kemi shprehur gatishmërinë tonë të plotë me krejt çka mundemi e dimë që të jemi në shërbim të prokurorisë, mirëpo jemi në pritje që ky raport informues të shndërrohet në akuzë e aktakuzë për kriminelët ekzekutor dhe urdhërdhënës”, tha kryeministri.

Kryeministri Kurti se bashku me deputet, ka shkuar për homazhe dhe nderim edhe për viktimat në fshatin Burimit të Malishevës.

Me 31 Mars 1999 tek Vrella e Burimit vriten e masakrohen 42 banor të Dragobilit, Ostrozupit dhe Burimit, prej tyre fëmijë 10 vjeç dhe pleq 90 vjeçare

Related posts

Rusia: Ukraina mbrëmë sulmoi territorin tonë me 113 dronë

RTI

Amerikani lirohet 19 vjet pas vrasjes që nuk e kishte kryer

admin

Rasti i Martin Berishaj dhe transferimi i shefit të Njësisë së Veçantë të Hetimeve në Policinë e Kosovës, çka deklaroi drejtori Hoxha

admin6