RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani: Djegia e fëmijëve të Kosovës për së gjalli, është e vërteta e Serbisë

osmani:-djegia-e-femijeve-te-kosoves-per-se-gjalli,-eshte-e-verteta-e-serbise

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 25 – vjetorin e Masakrës në shtëpinë e familjes Vejsa në Gjakovë.

Osmani tha se emrat e fëmijëve dhe grave martire të familjeve Vejsa, Caka, Haxhiavdija, Nuqi, Hoxha dhe Gashi, janë kujtim i përhershëm dhe dëshmojnë rrugën e vështirë të aspiratave të Kosovës për liri e shtet.

“25-vjet më parë, regjimi gjenocidal serb, egërsinë e manifestoi kur vrau e pastaj dogji në bodrumin e shtëpisë së familjes Vejsa anëtarët e këtyre familjeve nga mosha 2 e deri në atë 75 vjeçe”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Ajo tutje ka thënë se djegia e fëmijëve të Kosovës për së gjalli, është e vërteta e Serbisë.

“Djegia e fëmijëve të Kosovës për së gjalli është e vërteta e Serbisë, e cila edhe sot vazhdon t’i mbrojë kriminelët që kryen këto krime makabre me qëllim të qartë gjenocidal”, tha presidentja.

Përderisa, presidentja ka theksuar se do ta vazhdon betejën për drejtësi.

“Duke mbajtur gjallë kujtimin për ta, do ta vazhdojmë betejën për drejtësi”, deklaroi Osmani.

Related posts

Hamasi: SHBA-ja është përgjegjëse për krimet e Izraelit kundër civilëve në Gaza

admin

Kurti pret shefin e NATO-s: Qeveria del me detaje se çka u fol në takim

rezart morina

Irak, Al-Sadr thirrje për mbledhjen e 1 milion nënshkrimeve kundër djegies së Kuranit në Suedi

admin