RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Irak, Al-Sadr thirrje për mbledhjen e 1 milion nënshkrimeve kundër djegies së Kuranit në Suedi

irak,-al-sadr-thirrje-per-mbledhjen-e-1-milion-nenshkrimeve-kunder-djegies-se-kuranit-ne-suedi

Lideri i Lëvizjes Sadr në Irak, Muqtada Al-Sadr, bëri thirrje që të mblidhen 1 milion nënshkrime dhe të dërgohen në ambasadën suedeze për të dënuar djegien e Kuranit në Suedi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e tij me shkrim, Al-Sadr kërkoi që imamët të dënojnë “me forcë” djegien e Kuranit në Suedi gjatë lutjeve të Xhumasë dhe që të ngrihet një monument Kurani në qendër të qytetit.

Sadr, i cili kërkoi që të mblidhen 1 milion nënshkrime dhe t’i përcillen ambasadës suedeze me një delegacion të nivelit të lartë, tha se këto hapa nuk do të ishin të nevojshme nëse qeveria e Suedisë brenda 24 orëve do të ndëshkonte ata që kryen këtë veprim.

Related posts

Bisedime kritike SHBA–Iran në Gjenevë, në “planin B” edhe sulme të reja ndaj Teheranit

admin

Irani mirëpret përpjekjet diplomatike për marrëveshjen bërthamore

admin

Debati presidencial/ Analiza e Sky News: A mund ta zëvendësojnë demokratët Joe Biden si kandidat për zgjedhjet në SHBA dhe si mund të ndodhë kjo?

admin