RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Byroja Qendrore Palestineze e Statistikave: 4 fëmijë vriten çdo orë nga sulmet izraelite në Gaza

byroja-qendrore-palestineze-e-statistikave:-4-femije-vriten-cdo-ore-nga-sulmet-izraelite-ne-gaza

Raportohet se rreth 4 fëmijë vdesin çdo orë nga sulmet izraelite që kanë vazhduar në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, transmeton Anadolu.

Byroja Qendrore Palestineze e Statistikave, e lidhur me administratën palestineze, publikoi një raport mbi situatën e fëmijëve në Gaza përpara “5 Prillit, Ditës së Fëmijëve Palestinezë”.

Sipas raportit, 14.350 fëmijë janë vrarë në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, kur nisën sulmet e Izraelit. Të dhënat tregojnë se 44 për qind e të vrarëve në sulmet e Izraelit në Gaza janë fëmijë.

Kjo do të thotë se Izraeli ka vrarë afërsisht 4 fëmijë çdo orë në Rripin e Gazës që nga 7 tetori. Janë 7 mijë gra dhe fëmijë të bllokuar nën rrënoja dhe ende të zhdukur në Rripin e Gazës. Kjo korrespondon me 70 për qind të numrit të përgjithshëm të viktimave në Gaza.

Nga ana tjetër, forcat izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar që nga 7 tetori kanë vrarë më shumë se 455 palestinezë, përfshirë 117 fëmijë dhe kanë plagosur 4.700 palestinezë, përfshirë 724 fëmijë.

Përveç kësaj, 1.620 palestinezë, përfshirë 710 fëmijë, janë zhvendosur me forcë në Bregun Perëndimor që nga fillimi i vitit 2023 ndërsa 1.085 fëmijë janë arrestuar, 500 prej të cilëve janë ndaluar që nga 7 tetori.

Sipas të dhënave të Fondit të OKB-së për Fëmijët (UNICEF) rreth 17 mijë fëmijë kanë humbur njërin ose të dy prindërit në Gaza që nga 7 tetori. Në deklaratën e fundit të Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza thuhet se 33.037 palestinezë janë vrarë dhe 75.668 janë plagosur në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori.

Related posts

Trudeau: Kanadaja do të vazhdojë të trajnojë ushtarë ukrainas

rezart morina

OKB: Mbi 1.3 milionë pa’lestinezë janë zhvendosur nga Ra’fah brenda 6 javëve

rezart morina

Irani dhe Franca diskutojnë për marrëdhëniet dypalëshe dhe negociatat për marrëveshjen bërthamore

admin