RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zemërim në Iran: u vra apo u vetëvra ky i ri që dogji një foto të Khameneit?

zemerim-ne-iran:-u-vra-apo-u-vetevra-ky-i-ri-qe-dogji-nje-foto-te-khameneit?

Vdekja e 20-vjeçarit Omid Sharlak ka shkaktuar zemërim dhe reagime të forta në Iran disa orë pas videos në të cilën ai dukej duke i vënë flakën një posteri me fytyrën e udhëheqësit suprem fetar të vendit, Ali Khamenei.

Edhe pse policia iraniane e ka shpallur atë një “vetëvrasje”, aktivistët dhe të afërmit e 20-vjeçarit pretendojnë se ai ishte viktimë e autoriteteve iraniane.

20-vjeçari u gjet i vdekur në makinën e tij në Iranin perëndimor me një plagë arme zjarri në kokë dhe shenja baruti në duar.

Dyshimet rreth rrethanave të vdekjes së Sharlak u shtuan pasi u shfaq një video që tregonte të atin duke thënë në vendin e vdekjes së të birit: “Ata vranë heroin tim këtu“, ndërsa një zë jashtë ekranit mund të dëgjohet duke thënë: “Ata e rrethuan dhe e qëlluan”.

Megjithatë, më vonë, në një intervistë televizive të transmetuar nga media shtetërore, babai i Sharlak u kërkoi njerëzve të “mos i kushtojnë vëmendje asaj që qarkullon në mediat sociale dhe t’i lënë autoritetet gjyqësore të merren me çështjen”, me aktivistët që ankoheshin se kjo video ishte e sajuar pasi familja ishte nën mbikëqyrje.

Në funeralin e Sharlak të hënën e kaluar, u brohoritën thirrje të tilla si “Vdekje diktatorit” dhe “Vdekje Khamenei”.

Në videon e ndarë nga Sharlak në Instagram disa orë para vdekjes së tij, mund të dëgjohet zëri i ish-Shahut të Iranit, Mohammad Reza Pahlavi, i cili u largua nga Irani në vitin 1979 dhe ku qeveria revolucionare mori pushtetin po atë vit.

Sharlak ishte një student aviacioni dhe boksier amator, si dhe tifoz i mundësit iranian Ebrahim Essaghi. Essaghi i tha gazetës Guardian se Sharlak e kontaktoi atë nëpërmjet Instagram-it pak para se të vdiste. “Ai më dërgoi një mesazh se jeta e tij ishte në rrezik dhe se nëse i ndodhte diçka, ne duhet të bëheshim zëri i tij.”

Essaghi, i cili jeton në Gjermani, tha se pas vdekjes së tij, disa nga miqtë e ngushtë të Sharlak thanë se besonin se ai ishte vrarë nga shërbimet sekrete.

Related posts

Persona të armatosur vrasin mbi 30 persona në një fshat në veri të Nigerisë

RTI

Erdogan: Sirianët do të riatdhesohen në vitet e ardhshme

Muhamet Ramadani

Dyshohet se kanë lidhje me sulmin terrorist në Moskë, arrestohen disa persona në Taxhikistan

admin