RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani kujton Masakrën e Rezallës: Sjellja para drejtësisë e autorëve të krimit është e domosdoshme

osmani-kujton-masakren-e-rezalles:-sjellja-para-drejtesise-e-autoreve-te-krimit-eshte-e-domosdoshme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në përvjetorin e 25-të të Masakrës së Rezallës, ka thënë se sjellja para drejtësisë e autorëve të krimit është e nevojshme dhe domosdoshme.

Madje, Osmani ka kujtuar kur më 5 prill, forcat të regjimit gjenocidal të Serbisë rrethuan shtëpitë e fshatit Rezallë, kështu duke vrarë në mënyrë mizore 98 djem e burra.

“Forca të regjimit gjenocidal të Serbisë, më 5 prill të vitit 1999 rrethuan shtëpitë e fshatit Rezallë dhe në mënyrë mizore vranë 98 djem e burra. Eshtrat e 44 të vrarëve janë gjetur disa vite më pas në Rudnicë të Rashkës. Regjimi kriminal serb kreu krime të tilla makabër kudo nëpër Kosovë, ndaj sjellja para drejtësisë e autorëve të krimit është e nevojshme dhe e domosdoshme. Drejtësi për viktimat dhe kujtim i përhershëm për to! Qoftë i përhershëm kujtimi për të gjithë të rënët për liri!”, thuhet në postimin e Presidencës.

Related posts

Putin siguroi mandatin e pestë, Kina e uron: Vendet tona janë fqinjët më të mëdhenj të njëri-tjetrit dhe partnerët më të mëdhenj strategjikë në epokën e re

admin

Më shumë se 60 xhami të ‘shkatërruara’ në të gjithë Gazën

rezart morina

Suedia konfirmon aktin e sabotazhit në gazsjellësit Rrjedha Veriore 1 dhe 2

admin