Kryesuesi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, ministri i Jashtëm i Maltës, Ian Borg u prit në takim nga shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla.
Takimi është duke u mbajtur në objektin e MPJD-së dhe mediat janë lejuar që të marrin vetëm pamje në fillim të takimit.
Gjatë ditës, kryesuesi i OSBE-së do të takohet me presidenten, Vjosa Osmani si dhe me kryeministrin, Albin Kurti.