RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Lufthansa ndalon fluturimet e saj drejt Teheranit për arsye sigurie

lufthansa-ndalon-fluturimet-e-saj-drejt-teheranit-per-arsye-sigurie

Kompania ajrore gjermane Lufthansa për arsye sigurie ka ndaluar fluturimet e saj të planifikuara drejt dhe nga Teherani, kryeqyteti i Iranit, transmeton Anadolu.

Sipas lajmeve në shtypin gjerman të bazuar në një zëdhënës të Lufthansa-s, thuhet se për shkak të situatës në Lindjen e Mesme, kompania pas një vlerësimi të përpiktë vendosi të pezullojë deri më 11 prill fluturimet që do të zhvillohen drejt Teheranit dhe nga ky qytet.

Zëdhënësi ka thënë se po ndjekin vazhdimisht situatën në Lindjen e Mesme dhe se janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet zyrtare. “Siguria e mysafirëve dhe ekuipazhit tonë janë prioriteti i parë për Lufthansa-n”, thotë ai.

Zëdhënësi njoftoi se situata do të vlerësohet sërish më 11 prill.

Në lajme vihet në dukje se më parë Irani dhe Izraeli kanë kërcënuar me sulme njëri-tjetrin.

Related posts

Abazoviq mbështet Kurtin: Asociacioni nuk duhet të krijohet në baza etnike

rezart morina

Forcat iz’raelite shkatërruan 4 shtëpi të pa’lestinezëve në Br’egun Perëndimor

admin6

Shumica e amerikanëve mendojnë se Biden dhe Trump i shkaktuan vendit më shumë dëm sesa dobi

rezart morina