RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shumica e amerikanëve mendojnë se Biden dhe Trump i shkaktuan vendit më shumë dëm sesa dobi

shumica-e-amerikaneve-mendojne-se-biden-dhe-trump-i-shkaktuan-vendit-me-shume-dem-sesa-dobi

Sipas një ankete të zhvilluar në SHBA, shumica e amerikanëve vlerësojnë se presidenti aktual Joe Biden dhe ish-presidenti Donald Trump i kanë sjellë vendit më shumë dëm sesa dobi për çështje të rëndësishme gjatë periudhës së detyrës së tyre, transmeton Anadolu.

Në anketën e realizuar nga Qendra për Çështjet Publike NORC të Associated Press (AP) më 4-8 prill me 1.204 qytetarë u kërkua që të vlerësonin administratën e Bidenit dhe Trumpit.

Shumica e të anketuarve thanë se Biden dhe Trump i kanë sjellë vendit më shumë dëm sesa dobi për çështje të rëndësishme gjatë periudhës kur ata kanë ushtruar detyrën e presidentit.

– Biden përballet me problemin e ekonomisë dhe emigrantëve

Të anketuarit shprehën shqetësimin e tyre për rritjen e numrit të refugjatëve të ardhur në vend në periudhën e administratës së Bidenit.

Më shumë se gjysma e pjesëmarrësve në anketë deklaruan se Bideni e ka dëmtuar vendim me koston e shtrenjtë të jetesës dhe çështjen e migracionit.

Vetëm 20 për qind e të anketuarve kanë vënë në dukje se administrata e Bidenit ka mbështetur në çështjen e kostos së shtrenjtë të jetesës ndërsa 16 për qind e tyre kanë theksuar se ka ndërmarrë hapa për sigurinë kufitare.

– Trump përballet me probleme të ndryshme

Në anketë 46 për qind e pjesëmarrësve kanë potencuar se Trump mori masa kundër problemit të migracionit ndërsa 40 për qind thanë se ka mbështetur në çështjen për koston e shtrenjtë të jetesës.

Pothuajse gjysma e të anketuarve mendojnë se gjatë periudhës së Trumpit është rritur punësimi dhe se kjo normë ka rënë në 36 për qind në administratën e Bidenit.

Rreth gjysma e të anketuarve kanë mbrojtur idenë se Trump ka dëmtuar vendin në çështjet për sa i përket të drejtës për të votuar dhe për t’u zgjedhur, sigurinë e zgjedhjeve, marrëdhëniet me jashtë dhe ndryshimet klimatike.

Ndërkohë 30 për qind e të anketuarve thanë se të dy presidentët nuk i kanë ndihmuar ata.

Related posts

Netanyahu: Propozimi i armëpushimit i pranuar nga Hamasi nuk përmbush kërkesat kryesore

admin

KQZ gati për zgjedhjet në veri, fton qytetarët të marrin pjesë në votime

admin

Edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të dyshuarit e tjerë, i katërti mbrohet në liri

RTI