Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka komentuar takimin e emisarit gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, me kryeministrin, Albin Kurti, duke thënë se Sarrazin i ka theksuar Kurtit se çfarë duhet bërë nga ana e Kosovës për rrugën drejt integrimeve euroatlantike.
Ambasadori gjerman, ka thënë se Procesi i Berlinit është kyç për rrugën përpara të Kosovës.
Rohde po ashtu tha se emisari gjerman i shprehi Kosovës mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë drejt këtij synimi.
“Me takimin me kryeministrin Albin Kurti, Përfaqësuesi i Posaçëm i Gjermanisë, Manuel Sarrazin, përmbylli vizitën e tij në Kosovë. Duke shprehur mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë për rrugën e Kosovës përpara drejt integrimeve euroatlantike, ai theksoi se çfarë duhet bërë edhe nga ana e Kosovës. Procesi i Berlinit është elementi kyç për rrugën përpara!”, ka shkruar Rohde në platformën X.