RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Irani: Sulmi ndaj Izraelit, vetëmbrojtje pas sulmit të konsullatës në Damask

irani:-sulmi-ndaj-izraelit,-vetembrojtje-pas-sulmit-te-konsullates-ne-damask

Ministria e Jashtme e Iranit tha se vendi i është përgjigjur asaj që e quajti “akt agresiv të regjimit sionist kundër ambasadës iraniane në Damask”.

Në një deklaratë të lëshuar në Telegram, ministria tha se forcat e armatosura të Iranit “po ushtrojnë të drejtën e natyrshme të vetëmbrojtjes të përcaktuar në nenin 5 të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe në përgjigje të agresioneve të përsëritura ushtarake të regjimit sionist, shkruan CNN.

“Nëse është e nevojshme, Republika Islamike e Iranit nuk do të hezitojë të marrë më shumë masa mbrojtëse për të mbrojtur interesat e saj legjitime kundër çdo aksioni ushtarak agresiv dhe përdorimit të paligjshëm të forcës”, thuhej më tej.

Izraeli nuk konfirmoi se kreu sulmin në Damask më 1 prill, por mohoi pretendimin e Iranit se goditja ishte një konsullatë, duke thënë se ishte një “ndërtesë ushtarake e forcave të Kudsit”./abcnews.

Related posts

Shaqiri dhe Saipi në formacionin e javës në Zvicër

Muhamet Ramadani

Stërvitje ushtarake e përbashkët me SHBA dhe rritje e kontakteve diplomatike me Evropën, Armenia intensifikon përpjekjet për t’u anëtarësuar me Perëndimin

admin

Fjalimi i Erdogan në OKB: Ashtu si u ndalua Hitleri 70 vjet më parë, ashtu të ndalohet Netanyahu

admin