RTV AHIRETI
FutbollLajmeLajmetSport

Shaqiri dhe Saipi në formacionin e javës në Zvicër

shaqiri-dhe-saipi-ne-formacionin-e-javes-ne-zvicer

“Sofascore” ka publikuar formacionin ideal të javës në Superligën e Zvicrës, ku spikasin edhe dy futbollistë shqiptarë falë paraqitjeve të tyre të jashtëzakonshme.

Ylli i Baselit, Xherdan Shaqiri, ka qenë protagonisti absolut i javës.

Ai realizoi një hat-trik spektakolar në fitoren ndaj Zurichut, duke shtuar edhe një asist, çka e bëri atë lojtarin më të vlerësuar të xhiros.

Për performancën e tij brilante, Shaqiri u notua me notën maksimale 10 nga platforma e njohur statistikore.

Në formacionin e javës është përfshirë edhe portieri i Kombëtares së Kosovës, Amir Saipi.

Gardiani shqiptar shkëlqeu me pritjet e tij vendimtare, duke pasur një rol kyç për ekipin e tij, ndërsa u vlerësua me notën e lartë 8.7.

Përfshirja e dy futbollistëve shqiptarë në 11-shen më të mirë të javës konfirmon formën e tyre të shkëlqyer dhe ndikimin e madh që ata kanë në klubet respektive në Superligën e Zvicrës.

Related posts

Kina dhe Arabia Saudite do të zhvillojnë stërvitje të përbashkët ushtarake në tetor

Muhamet Ramadani

Ish shefi i UNMIK-ut, Steiner: Serbia të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale

admin

Akuza për diplomën e falsifikuar, shtyhet për 6 korrik gjyqi i kryebashkiakut të burgosur të Stambollit, Ekrem İmamoğlu

admin