RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“Turqia nuk dëshiron përshkallëzim të mëtejshëm në rajon”, i thotë kryediplomati turk homologut të tij iranian

“turqia-nuk-deshiron-pershkallezim-te-metejshem-ne-rajon”,-i-thote-kryediplomati-turk-homologut-te-tij-iranian

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, në një telefonatë me homologun e tij iranian, Hossein Amir-Abdollahian, pas hakmarrjes së Teheranit kundër Izraelit, ka theksuar se Turqia nuk dëshiron ndonjë përshkallëzim të mëtejshëm në rajon, raporton Anadolu.

Sipas informacioneve të marra nga burime diplomatike, kryediplomati iranian në telefonatë tha se operacioni hakmarrës kundër Izraelit ka përfunduar dhe se Irani nuk do të nisë një operacion të ri nëse nuk sulmohet nga Izraeli.

Amir-Abdollahian po ashtu tha se nëse Irani sulmohet përsëri, atëherë Teherani do të japë një “përgjigje më të fortë” këtë herë.

Mbrëmë, Irani lëshoi një breshëri dronësh dhe raketash në Izrael në përgjigje të sulmit të 1 prillit ndaj konsullatës iraniane në Damask.

Sulmi, që vrau shtatë zyrtar ushtarak iranianë, duke përfshirë një komandant të lartë të IRGC-së, tërhoqi reagime të ashpra nga zyrtarët e qeverisë iraniane, të cilët u zotuan për “përgjigje vendimtare”.

Sipas disa raporteve të pakonfirmuara, IRGC-ja lëshoi më shumë se 300 drone dhe raketa në një sulm që zgjati disa orë, shumë prej të cilave u kapën nga sistemet izraelite të mbrojtjes ajrore.

Related posts

Në su’lmet e Iz’raelit ndaj Rripit të Ga’zës vr’iten 25 pa’lestinezë

Muhamet Ramadani

OKB: 292 milionë njerëz në mbarë botën përdorën drogë në vitin 2022

admin

Koreja e Jugut shfaq raketën që mund të shkatërrojë bunkerët nëntokësorë të Veriut! Presidenti paralajmëron: Nëse tenton të përdorë armë bërthamore…

admin