RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Hajdari zgjedh të mbrohet në heshtje për rezervat shtetërore

hajdari-zgjedh-te-mbrohet-ne-heshtje-per-rezervat-shteterore

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari, është paraqitur për t’u intervistuar në cilësinë e të pandehurës për rastin e rezervave shtetërore, por të hënën s’është deklaruar.

Prokuroria njoftoi për KOHËN se Hajdari shfrytëzoi të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje, nën dyshiminse ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

“Pas interesimit të madh të mediave, Prokuroria Speciale, njofton opinionin publik se, sipas ftesës së kësaj prokurorie, Rozeta Hajdari, Ministre në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, është paraqitur në Prokurorinë Speciale për t’u intervistuar në cilësinë e të pandehurës, nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’, nga neni 414 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me rezervat shtetërore. Mirëpo, e njëjta sot nuk është deklaruar, dhe siç e parasheh Kodi i Procedurës Penale ka shfrytëzuar të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje”, thuhet në njoftimin e Speciales.

Related posts

Emiratet e Bashkuara Arabe arrestojnë 10 persona për publikimin e videove në rrjete sociale gjatë konfliktit

admin

Presidenti i Ukrainës, Zelenskyy takohet në Kiev me ministrin e Jashtëm japonez

admin

Shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit

admin