RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Rohde e quan të papranueshëm ndalimin e policëve në Serbi

rohde-e-quan-te-papranueshem-ndalimin-e-policeve-ne-serbi

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde i ka kërkuar Serbisë shtensionim të menjëhershëm të situatës pas ndalesës së qytetarëve dhe zyrtarëve të Policisë së Kosovës.

Rohde në platformën “X”, tha se ndalimi i zyrtarëve të zbatimit të ligjit të Kosovës, përfshirë ata të komunitetit serb, është i papranueshëm.

“De-përshkallëzimi tani! Ndalimi i zyrtarëve të zbatimit të ligjit, përfshirë serbët, nga autoritetet serbe është i papranueshëm dhe sigurisht jo ajo që mund të pritet nga një vend kandidat. Kjo duhet të përfundojë menjëherë dhe ne presim që edhe politikanët serbë të flasin për bashkëqytetarët e tyre!”, tha Rohde.

Related posts

Rrëzohet një helikopter afër Kievit, humbin jetën 16 persona përfshirë ministrin e Brendshëm ukrainas

admin

Hill për zgjedhjet: SHBA pret vazhdimin e bashkëpunimit me Qeverinë e Serbisë

admin

VIDEO/ “Luftë” në Ngushticën e Hormuzit, momenti kur SHBA-të fundosin 16 anije iraniane që vendosnin mina! Trump: Do të pasojnë edhe të tjera

admin